Vijojnë hetimet për vrasjen e trefishtë në Elbasan

Megjithë kontrollet e shumta dhe pyetjen e mjaft personave policia dhe prokuroria e Elbasanit ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve të masakrës, që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan nga ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

Mesa duket edhe kqyrja e kamerave të sigurisë të lokalit apo objekteve afër nuk kanë mundur të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Mësohet se e vetmja kamer që ka fiksuar diçka nga dinamika e ngjarjes, po jo shumë të qartë është ajo e rrugës përballë lokalit.

Por sipas burimeve pamjet janë të paqarta dhe nuk ndihmojnë dot në identifikimin e autorëve.

Ndërsa kamerat që kishte vetë lokali nuk kanë fiksuar asgjë, pasi atë ditë nuk kanë qenë në punë.

Mësohet se ende është e papërcaktuar qartësisht edhe pista kryesore e vrasjes.

Dyshimet e para ishin për hakmarrjen disa vjeçare që fisi Çapja kishte me fisin Mema, por ndërkohë mësohet se këta të fundit kanë njoftuar menjëherë policinë, duke i thënë se nuk janë të përfshirë dhe se vihen në dispozicion të hetimeve.

Madje sipas burimeve ata kanë kërkuar edhe mbrojtje.

 

Share Button