Videoja hit në internet, nipi 4 vjeç ushqen gjyshen e tij të paralizuar

Dashuria më e madhe për gjyshërit janë nipërit dhe mbesat. Të njëjtën dashuri kanë edhe nipërit për gjyshërit e tyre.

Këtë e tregon më saktë kjo video, në të cilën shfaqet një fëmijë rreth katër vjeç, që ushqen gjyshen e tij të sëmurë dhe të pafuqishme.

Videoja është bërë hit në Facebook dhe është shpërndarë në të gjitha mediat e huaja. Se kush është ky fëmijë që ka pushtuar zemrat e njerëzve, kjo ende nuk dihet.

Sidoqoftë, pamjet janë emocionuese dhe shpresëdhënëse se gjeneratat e reja do t’i ruajnë vlerat e dikurshme se të moshuarit nuk duhen harruar dhe se në atë moshë ato kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e brezit të ri.

https://www.youtube.com/watch?v=2adgABZ4QPQ

Share Button