Video: Anija shqiptare shpëton 115 sirianë në detin Egje

Ekuipazhi i anijes shqiptare “Oriku” ka arritur të shpëtojë 115 shtetas sirianë në detin Egje.

Vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka postuar në Facebook një video nga operacioni i shpëtimit.

Mes të shpëtuarve ishin dhe 45 fëmijë.

“Djemtë tanë vazhdojnë të shpëtojnë jetë njerëzish në detin Egje, përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërkojnë të përbaltin Forcat tona të Armatosura. Në dyoperacione të njëpasnjëshme gjatë orëve të fundit, ekuipazhi i anijes “#Oriku” ka sinjalizuar dhe ka ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë 115 shtetasave sirianë, 45 prej të cilëve fëmijë. Ekipet tona në misionet ndërkombëtare të kërkim – shpëtimit janë aty për të na bërë krenarë, çdo ditë e më shumë”m shkruan ministrja Xhaçka.

Një javë më parë kjo anije ndërhyri për të shpëtuar 43 sirianë.

Share Button