Veza ndihmon në rënien në peshë

Ne e njohim mirë rëndësinë e mëngjesit, gjithashtu humbjen peshës dhe mbajtjen nën kontroll të kalorive. Ajo që ndoshta nuk dini, është se mëngjesi mund të bëhet shumë i rëndësishëm duke konsumuar vezë. Kjo lloj mënyre na lejon të kontrollojmë të ngrënin dhe të jemi të ngopur për më shumë kohë.

Në këtë mënyrë mund të reduktojmë ndjeshëm numrin e kalorive që mund të marrim në drekë ose gjatë ditës. Nëse jeni në dietë , një ushqim i bollshëm është ajo që duhet për të mbajtur nën kontroll peshën dhe një trup perfekt.

Sipas një studmi të kryer para disa kohësh, proteinat që përmban veza janë më efektive se produktet e tjera për të mbajtur nën kontroll urinë. Ajo që mund të thuhet është, se vetëm një vezë përmban 13% të proteinave që i nevojiten trupit gjatë një dite.

Vezët veprojnë tek disa hormone të zorrëve që ndryshojnë edhe kuptimin e urisë. Sipas po këtij studimi thuhet se ata që hanë vezë në mëngjes, në vend të drithërave, kanë rënë ndjeshëm në peshë.

Konsumimi i vezëve mban nën kontroll kaloritë, pasi një vezë përmban 78 të tilla, të cilat janë të pasura me vitaminën D. Ajo që mund të thuhet, është se dietat e zakonshme nuk kanë në përbërje të tyre vitamina D.

Share Button