Vetmia shkakton pagjumësinë sipas studimit

Hulumtuesit britanik pas një studimi kanë dale në përfundimin që vetmia mund të jetë shkaktari i pagjumësisë.

Në këtë studim janë përfshirë më shumë se 2,200 18 dhe 19 vjeçar nga Anglia, ata kanë marrë të gjitha informacionet për nivelet e tyre të vetmisë dhe sistemin e gjumit.

Mes 25 dhe 30%e pjesëmarrësve kishin thënë se ndjeheshin të vetmuar ndonjëherë, ndërsa 5% të tjerë thoshin se shpeshherë ndjeheshin të vetmuar.

Sipas hulumtuesve, personat e vetmuar kishin qenë 24 % më të prirur të ndjehen të lodhur dhe të kenë vështirësi për tu përqendruar gjatë ditës.

“Problemet me cilësinë e gjumit janë ndër shumë mënyrat se si ndikon vetmia”, ka deklaruar autorja e këtij studimi, Louise Arseneault.

Lidhja mes vetmisë dhe cilësisë së dobët të gjumit kishte qenë thuajse 70% më e fuqishme mes personave të cilët kishin përjetuar forma të ndryshme të dhunës.

Share Button