Vetitë kuruese të kamomilit

Kur mendoni për bimët mjekuese, sigurisht që i pari që ju shkon në mendje është kamomili. Për shkak të vetive shëruese, kamomili është nderuar në Egjiptin e Lashtë mbi të gjitha bimët e tjera. Fisnikët egjiptian i kanë përdorur petalet e tij për përgatitjen e preparateve të ndryshme për bukuri.

Mjekët grekë e kanë përshkruar atë për ethe dhe sëmundjet e femrave. Ai është një nga “nëntë bimët e shenjta” në manuskriptin e lashtë anglo-sakson “Lacnunga”.

Studimet kanë treguar se, për shkak të veprimit të tij anti-inflamator, kamomili mund të jetë efektiv kundër stafilokokut dhe kandidës. Studimet gjermane të vitit 1987 kanë dëshmuar se kremi me kamomil e përshpejton shërimin e plagëve. Një tjetër studim gjerman për kamomilin ka konstatuar se kjo bimë është efektive kundër dhimbjeve të barkut, ulcerave, spazmave gastrointestinale dhe problemet inflamatore si artriti.

Lulet e bimës përmbajnë disa komponentë organikë, të cilët i lehtësojnë dhimbjet menstruale. Komponenti epigeninë nga kamomili ka një efekt qetësues. Nëse kamomilin e përvëloni me ujë të nxehtë, lirohet një komponent, i cili lehtëson simptomat e alergjive nga bari, astmës dhe ulcerave dhe vepron në mënyrë anti-alergjike dhe kundër temperaturës.

Çaji i kamomilit mund të pihet çdo ditë për shkak se nuk ka efekte anësore. Ai rekomandohet për personat që vuajnë nga çrregullimet e stomakut, spazmat, sëmundjet e fshikëzës, dhimbjet menstruale, diarreja dhe dhimbjet në zorrë.

Bimën e kamomilit me të drejtë e quajnë mbretëresha e bimëve. Shfrytëzoni efektin e saj shërues dhe afrojani vetes një shërim natyror.

Kamomili ka këto veprime:

-Antiinflamator

-Antialergjik

-Qetësues

-Stimulues për tretje

-Kundër dhimbjeve menstruale

-Relakson muskujt

-Trajton lëkurën problematike

-Përmirëson funksionin e mëlçisë

-Forcon flokët

Share Button