Vethelmohet 15- vjeçarja nga Elbasani

15 vjeçarja, nxënëse e vitit të Parë në Elbasan, u vetëflijua pas një debati me të atin për telefonin. Ky është shkak që çoi të miturën drejt aktit fatal.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës, në banesën e saj. Mësohet se shkak i vetëhelmimit të vajzës ka qenë një debat mes saj dhe babait të saj, i cili e ka gjetur atë duke biseduar në telefon.

Të afërm të vajzës bëjnë të ditur se babai i ka bërtitur duke i thënë se me kë fliste në telefon, por duket se kjo e ka ngacmuar të miturën, ku e prekur nga kjo fjalë, ajo ka hyrë në dhomën e saj dhe ka konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksine. Më pas kanë qenë të afërmit e familjes së saj ata të cilët e kanë gjetur vajzën në gjendje shumë të rëndë për jetën.Ajo është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, por me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të konsumimit të madh të helmit.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, dhe pasi ka marrë në pyetje familjarët ka arritur në përfundimin se shkak i vetëvrasjes së të miturës ka qenë një depresion i çastit. 15 vjeçarja me iniciale XH. P, studionte në vitin e parë të një gjimnazi në qytetin e Elbasanit.

Share Button