Vetëdorëzohet në Tiranë autori i vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër

Aleksandër Dushaj, autori i vrasjes së dy vëllezërve, Abdulla dhe Skënder Shkami gjatë së shtunës për shkak të një krushqie të refuzuar, është vetëdorëzuar përpara forcave blu të Policisë së Tiranës.

Mësohet se dorëzimi i tij është bërë vetem pas negociatave të gjata të zhvilluara mes autorit të krimit dhe garancisë për jetën që i është dhënë atij nga “blutë” e Tiranës.

Ende nuk dihet sesi njeriu më i kërkuar i momentit, për të cilin po zhvillohej prej dy ditësh një operacion policor me pjesëmarrjen edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të RENEA-s, ka mundur t’i shpëtojë “rrethimit” në zonat periferike të Shkodrës dhe të përfundojë në periferi të kryeqytetit, në sheshin “Shqiponja”, ku edhe është dorëzuar më pas.

Ngjarja e rëndë, ku u vranë në pritë dy vëllezër Abdullah dhe Skënder Shkami, ndodhi mesditën e 2 janarit. Shkak u bë refuzimi i njërit prej vëllezërve për t’i dhënë për nuse vajzën shtetasit Aleksandër Dusha.

Share Button