Veshkat, 12 simptomat e sëmundjes

Njihuni me 12 simptomat që ju tregojnë se vuani nga veshkat.

1.Kur jeni të hutuar-Nëse e humbni shpesh përqendrimin, atëherë duhet të vizitoni mjekun. Sipas Institutit të Edukimit Mjekësor, anemia në lidhje me sëmundjen e veshkave mund të çojë në humbje të përqendrimit dhe probleme me kujtesën.

2. Probleme me lëkurën-Lëkura e thatë, e acaruar dhe me akne mund të jetë gjithashtu një shenjë që tregon se keni probleme me veshkat. Nëse veshkat nuk funksionojnë siç duhet, apo ka gurë në to, shkaktojnë acarime në lëkurë.

3. Tension i lartë i gjakut- Hipertensioni është një nga simptomat e sëmundjes së veshkave. Nëse keni tension të latë të gjatë të gjakut, atëherë duhet të kontrolloheni menjëherë nga doktori.

4. Probleme me frymëmarrjen- Sëmundja e veshkave shkakton mbledhjen e lëngut në mushkëri. Kështu njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje kanë probleme me frymëmarrjen.

5.Dhimbje të këmbëve- Nëse iu dhëmbin vazhdimisht këmbët, atëherë ka mundësi që të keni gurë në veshka, prandaj duhet të vizitoheni menjëherë nga mjeku.

6. Enjtje të lëkurës- Gurët në veshka shkaktojnë edhe enjtje të lëkurës tek duart, këmbët, në fytyrë etj. Kjo ndodh pasi veshkat nuk i heqin lëngjet e tepërta.

7.Keni gjithmonë të ftohtë dhe të dridhura në trup- Nëse keni të dridhura në trup edhe nëse jeni në një vend të nxehtë, atëherë ju mund të keni probleme me veshkat.

8. Mungesë oreksi- Mungesa e oreksit nuk është mirë për shëndetin dhe sjell një sërë problemesh. Një ndër to është edhe sëmundja e veshkave.

9. Erë të keqe nga goja- Era e keqe nga goja mund të jetë një shenjë që vuani nga sëmundja e veshkave.

10. Ndryshimi i ngjyrës së urines- Ndryshimi i ngjyrës dhe erës së urinës mund të lidhet direkt me keqfunksionimin e veshkave. Nëse vuani nga një sëmundje e tillë, ju duhet të shkoni shpesh në tualet dhe mund të keni dhimbje gjatë urinimit.

11. Lodhje ekstreme dhe plogështi- Veshkat prodhojnë hormonin e quajtur erythropoietin, që ndihmon të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut, që bartin oksigjenin. Sëmundjet e veshkave ndalojnë këtë proces dhe kështu rezulton në anemi. Anemia shkakton dobësi dhe lodhje ekstreme.

12. Të përziera- Të përzierat janë efektet anësore që shkaktohen nga çrregullimet e veshkave. Nëse keni të përziera gjatë gjithë kohës, kur nuhatni erëra të ndryshme, duhet të vizitoheni menjëherë nga mjeku.

Share Button