Venezuelë, protestuesit djegin ndërtesat qeveritare

Në protestat anti qeveritare të cilat vazhdojnë që nga muaji prill e deri tani në Venezuelë protestuesit kanë djegur ndërtesat qeveritare në qytetin Maracay në Aragua, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefektja e Aragua, Caryl Bertho tha se protestuesit në Maracay në perëndim të kryeqytetit Karakas kanë djegur disa ndërtesa qeveritare dhe qendra të partisë në pushtet.

Ndër të tjera Bertho tha se protestuesit kanë plaçkitur edhe 68 dyqane duke përfshirë farmaci, supermarkete dhe furra buke.

Ndërsa bëhet e ditur se në protesta janë arrestuar afërsisht 216 persona.

Në anën tjetë aktivistët anti qeveritarë duke përgënjeshtruar prefekten Bertho kanë njoftuar se ndërtesat janë plaçkitur nga një grup motoçiklistësh.

Prokurorët federalë kanë deklaruar se në protestat në Aragua është plagosur lideri opozitar në moshën 18 vjeçare Yofre Rodriguez.

Trazirat në Venezuelë filluan kur Gjykata e Lartë e cila është nën kontrollin e presidentit Nicolas Maduro, deklaroi më 31 mars marrjen e kompetencave të Kongresit Kombëtar.

Në përleshjet që ndodhën në tre muajt e fundit mes protestuesve dhe policisë kanë humbur jetën më shumë se 70 civilë. Për masat e rrepta kundër demonstruesve, opozita akuzon qeverinë për përdorimin e forcës së tepruar.

Share Button