Vendimi i Gjykatës së Lartë të BE për shaminë, reagon deputetja kosovare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Labinotë Demi-Murtezi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Bashkimit Evropian rreth lejes që punëdhënësi t’i largojë nga puna vajzat me shamia.

Sipas saj, gjykata e lartë e BE-së, në vend që të përcillte funksionimin e transparencës brenda institucioneve, preferon rregull të brendshëm për përcaktimin e mënyrës së veshjes.

“Duke rënë kështu ndesh më kartat e shumta ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, gjithashtu edhe me kushtetutën e çdo shteti laik ose sekular, kjo çështje zgjoi shumë kureshtje dhe për këtë u deklaruan të shqetësuar Amnesty Internacional, kryeministri i Britanisë, përkundër shumë vendeve e institucioneve tjera që nuk reaguan fare”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Postimi i plotë:

(Pa)Drejtësia e Evropës

Tentativat e institucioneve mbikqyrëse të formave të ndryshme, në vazhdimësi po rrënojnë demokracinë brenda institucioneve. Para pak ditësh gjykata e lartë e BE-së dha leje që punëdhënësit kanë të drejt t’i largojnë nga puna vajzat dhe gratë që mbajnë shami. Kjo duke u arsyetuar dhe duke u dhënë ide institucioneve, që të kenë rregullat e tyre të brendshme, në këtë rast për “veshje neutrale”. Një gjykatë me renome siç është gjykata e lartë e BE-së, në vend se të përcillte funksionimin e transparencës brenda institucioneve, preferon rregull të brendshëm për përcaktimin e mënyrës së veshjes.
Duke rënë kështu ndesh më kartat e shumta ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, gjithashtu edhe me keshtetutën e çdo shteti laik ose sekular, kjo cështje zgjoi shumë kurreshtje dhe për këtë u deklaruan të shqetësuar Amnesty International, kryeministri i Britanisë, përkundër shumë vendeve e institucioneve tjera që nuk reaguan fare.
Pavarësisht bindjeve dhe manifestimit publik të të gjithë qytetarëve nga religjione të ndryshme, mohimi i kësaj të drejte shkel rënd të drejtat e njeriut. Mohimi i punësimit nënkupton mohimin e vetmbajtjes dhe pavarësisë ekonomike, varësinë nga familja dhe shoqëria që vazhdimisht po tregohet e padrejtë.

Share Button