Vendi që do të agjëroj më gjatë këtë Ramazan

Muaji i agjërimit për muslimanët, Ramazani pritet të fillojë me 25 të këtij muaji, sipas përllogaritjeve astronomike, njoftoi kryetari i Njësisë Civile dhe Kalendarit në Rrethin Gjyqësor të Gjyqtarëve të Jordanisë, Imam Muxhahid.

Zyrtari i lartë u shpreh se pavarësisht këtyre përllogaritjeve, fillimi i Ramazanit do të përcaktohet nga shikimi ose jo i Hënës së re me shikim të lirë, siç është dhe metoda profetike.

Nëse në këtë datë nuk do të shikohet Hëna, do të plotësohen 30 ditë të muajit Shaban që i paraprin muajit të agjërimit në kalendarin hënor. Ai sqaroi se nga përllogaritjet se hëna e Ramazanit do të lindë më 25 maj 2017 në të gjitha vendet e globit, por nëse nuk do të shikohet në ndonjë rajon të botës, atëherë do të plotësojmë 30 ditët e Shabanit dhe fillojmë agjërimin me 26 maj.

Qyteti i Murmaniskut në Rusi pritet të përjetojë edhe orët më të gjata të agjërimit ku dita do të jetë 24 orëshe, por që do të aplikohet fetvaja (qëndrim fetar) për shkurtimin e agjërimit në masën e qyteteve ku perëndon dielli që është me e afërta me qytetin rus. Për nga gjatësia e ditës menjëherë vjen Danimarka, Suedia e Norvegjia. Ashuaja, një qytet në Argjentinë do të këtë dhe agjërimin më të shkurtër 8 orë e 56 minuta.

Share Button