Vendi ideal për të jetuar gratë

Danimarka është vendi më i mirë në botë ku mund të jetojnë gratë.

Sondazhi është bërë nga “US News” dhe World Report” dhe janë pyetur 7 mijëra gra. Ato janë pyetur për disa çeshtje, si barazia gjinore, barazia në të ardhura, siguria dhe mundësia për tu ngritur në detyrë.

Raporti thekson se Danimarka mund të jetë vendi me taksat me të larta, me dimër të gjatë dhe dëborë, por ama gratë daneze mbeten zilia e botës.

Gjithashtu Danimarka është renditur nga “US News” dhe “World Report” si vendi i dytë më i miri në botë për të rritur fëmijët.

Share Button