Vendet islame: Strategji të përbashkët në luftën kundër kancerit

Asambleja e përgjithshme e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në bashkëpunim me Bankën Islame për Zhvillim dhe Agjensinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, pritet të mbajnë një samit të posaçëm mbi luftën kundër kancerit.

Ky samit që do të mbahet në Hartum, kryeqytetin e Sudanit në 20-22 mars me përfaqësues nga 18 vende anëtare të OBI-së, do të diskutohet rreth mangësive në financime si dhe aktivizimin e të ardhurave në zbatimin e ndërhyrjeve sipas përparësive, në programet kombëtare të luftës kundër sëmundjes së rrezikshme.

Ky samit vjen në kuadër të marrëveshjeve multilaterale të bashkëpunimit ndërmjet OBI, Bankës Islame për Zhvillim dhe ANEB në këtë përpjekje botërore për të mundur kancerin në vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Stategjitë për parandalimin dhe luftën ndaj kancerit u përcaktuan në sesion e 4-rt të konferencën islame të ministrave të shendetesise mbajtur në tetor të 2013 në Xhakarta të indonezisë, ku u percaktuan prioritetet për periudhen 2014-2023. Vlen të theksohet se shume vende afrikane dhe aziatike nuk jane të pajisura si duhet per zbulimin dhe trajtimin efikas të kesaj semundjeje.

Share Button