Velipojë, 20-vjeçarja i jep fund jetës, pi fostoksinë

Një vajzë ka dhënë fund jetës në Velipojë, duke pirë fostoksinë. Vajza është Matilda Prendi, ajo është gjetur nga familjarët e saj në gjendje të rëndë në banesë, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.

Vajza 20-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme duke mos i mbijetuar helmimit, raporton “ShkodraNeës”.

Mësohet se Matilda Prendi ishte e martuar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse i dha fund jetës. Ndërkohë , policia po merr në pyetje familjarët e saj, për të hedhur kështu dritë mbi ngjarjen.

Share Button