Veliaj: Shpërblim për zjarrfikësit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar të gjithë punonjësit e Zjarrfikëseve dhe të Policisë së Shtetit të cilat janë angazhuar maksimalisht për përballimin e situatës së zjarreve, një pjesë e të cilave kanë qenë dhe të qëllimshme.

Përmes një postimi në twitter, Kryetari i Bashkisë së Bashkisë Erion Veliaj deklaron se nuk do të tolerohen më rastet e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa konfirmon lajmin e mirë për punonjësit e zjarrfikëses të cilët do të marrin shpërblimin.

“Por nuk mjafton veç shpërblimi x Zjarrfikëset – flm Policisë për arrestimet e atyre që djegin pronën publike si me qenë sport, boll mo!”, thekson Veliaj.

Share Button