Veliaj: Sheshi “Skënderbej” do të hapet në qershor

Sheshi “Skënderbej” do të hapet në qershor është shprehur kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka inspektuar procesin e mbjelljes së pemëve dhe shtrimit të gurëve, të cilët janë në fazën e fundit.

“Jam shumë entuziast sepse po hyjmë në një fazë të re të Sheshit ‘Skënderbej’, i cili do të hapet në qershor. Për të gjithë ata që kishin dyshime se sheshi do të ishte vetëm një hapësirë e madhe me pllaka, sot në fakt po provojmë të kundërtën; do të jetë ashtu siç e kërkuan qytetarët: gjysma e hapësirës, pra pjesa qendrore, me gurë, ku do të organizohen aktivitete, koncerte, panaire të ndryshme, kurse gjysma tjetër me bimësi”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se në total do të mbillen dy mijë drurë frutorë, si dhe bimësi tjetër për të gjelbëruar të gjithë zonën.

Share Button