Veliaj: Nga 2 prilli qeset plastike me pagesë

Qeset plastike në supermarketet kryesore në Tiranë, që prej datës 2 prill, do të jenë me pagesë. Kjo është një politikë përmes së cilës Bashkia e Tiranës synon të ulë ndotjen në qytet.

“Sot është shumë e rëndësishme që të fillojmë me këtë politikë, ku do të bëhen pjesë marketet më të mëdha, për t’i dekurajuar të gjithë për të mos i përdorur qeset plastike dhe unë mendoj që është një nga mënyrat më të mira që ne të kontribuojmë për një qytet më të shëndetshëm sesa ky që kemi sot”- tha Veliaj.

Të dhënat tregojnë se në një muaj në Tiranë, gjenerohen 100 ton qese plastike. Veliaj thotë se ky vendim i guximshëm do të japë rezultatin e tij, ashtu siç dhanë politikat për parkimin dhe pastrimin një vit më parë.

Tani e tutje, një qese plastike do të kushtojë 3 ose 5 lekë, ndërsa nismës iu bashkuan rrjetet e supermarketeve të Tiranës.

Share Button