Veliaj inspekton punimet në Xhaminë e Namazgjasë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetari i Komitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj, inspektuan sot punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, ku edhe u shprehën të kënaqur me ritmin e punës, në një kohë kur objekti parashikohet të përfundojë në vitin 2018.

“Xhamia e Namazgjasë është një stoli për qytetin e Tiranës dhe jo thjesht një objekt për besimtarët myslimanë. Lajme akoma më të mira vijnë për faktin se kjo xhami, nuk do t’u shërbejë vetëm besimtarëve, por edhe qytetarëve të Tiranës. Këtu do të kemi një parkim nëntokësor me 200 vende parkimi, i cili do të jetë i hapur për publikun. Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, por edhe qytetarët që punojnë në rrugën e Elbasanit, nuk kanë pse parkojnë nëpër trotuare, pasi do të kenë këtë parking publik”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai tha se është lajm i mirë për qytetarët e Tiranës që projekti i xhamisë ka përfshirë edhe ndërtimin e disa parqeve të hapura për publikun, një qendër kulturore dhe hapësira ku qytetarët mblidhen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, ai përmendi edhe sulmin e djeshëm terrorist në Stamboll, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të jashtëzakonshme.

 

Share Button