Vdes në galeritë e Bulqizës minatori 30 vjeçar

Një minator, 30vjeç ka humbur jetën sot në Bulqizë. Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën D të minierës, ndërsa trupi i viktimës vijon të jetë ende nën masivin e dherave. Viktimë është identifikuar: Eris Keta, 30 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 09:15, Policia u njoftua se ishte dërguar në spitalin Bulqizës, një shtetas pa shenja jete, punëtor në minierën e kromit. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në ambjentet e brendshme të një galerie kromi, në zonën D, shtetasi E.K, 30 vjeç, banues në Bulqizë (punëtor në galeri), duke punuar dyshohet se e ka zënë poshtë një masiv gurësh i shembur e pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Share Button