Vdes 21 vjeçarja në Dibër, dyshohet se u vra nga familja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Dibër, ku një 21-vjeçare është vrarë me armë zjarri. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sllovë të Dibrës, ku 21-vjeçarja Fatmira Dushku dyshohet se është qëlluar për vdekje nga familjarët e saj. Sipas policisë, familjarët e vajzës fillimisht kishin deklaruar se 21-vjeçarja kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës. Ata tentuan të kryenin varrimin e vajzës pa u kryer fillimisht autopsia. Por policia parandaloi varrimin, dhe pas këqyrjes së trupit të viktimës konstatoi plagë plumbash në kraharor, çka hodhi poshtë pretendimin e familjes se 21-vjeçarja ka rënë nga ballkoni.

Share Button