Vdekshmëria foshnjore ende shumë e lartë

Shtatë mijë bebe kanë ndërruar jetë në 28 ditët e tyre të para të jetës në vitin 2016 dhe shumica e tyre mund të ishin shmangur, sipas një raporti të ri nga Kombet e Bashkuara. “28 ditët e para të jetës janë më vendimtaret për mbijetesën e një fëmije“ thotë Theresa Diaz koordinatore për “Ëorld Health Organization”. Fëmijët përballen me një rrezik më të madh gjatë muajit të parë të jetës krahasuar me muajt pasardhës dhe rrëziku bie gjithnjë e më shumë më rritjen e tyre.

Ndërkohë që përmirësimet në shëndetin publik kanë arritur ta ulin numrin e vdekshmërisë së fëmijëve nga 9.9 milion në vitin 2000 në 5.6 milion në vitin 2016, por nuk është vënë re i njëjti progres kur vjen puna te mbrojtja e foshnjeve. Raport i Kombeve të Bashkuara thotë se vdekshmëria foshnjore është në rritje dhe se me këto ritme në vitin 2030 rreth 30 milion foshnje do të ndërrojnë jetë përpara muajit të dytë të jetës.

Shumica e këtyre vdekjeve mund të parandalohen. Më shumë se 80% e vdekshmërisë foshnjore ndodh për shkak të komplikacioneve të trajtueshme. Raporti sygjeron se me kujdes mjekësor më të mirë mund të parandalohen 87% e rasteve që është rreth 5 milion jetë në gjithë globin.

Diaz mendon se me përkushtimin e duhur, me përpjekje dhe vullnet politik mund të arrihet të ulet në masë të konsiderueshme numri i vdekshmërisë foshnjore.

Share Button