Vdekja e foshnjës nga i ftohti, Totozani: Ngjarje e papranueshme

“Një ngjarje krejtësisht e papranueshme, që nuk duhet të përsëritet kurrsesi” e quan Avokati i Popullit Igli Totozani historinë e vdekjes nga të ftohti të foshnjes 1 muajshme të komunitetit rom.

“Avokati i Popullit i mëshon fort zbatimit të rekomandimit drejtuar pushtetit vendor, se duhet të marrë të gjitha masat për të pastrehët dhe të varfërit, që në këtë dimër të ftohtë, të mos vdesin rrugëve, por të gjenden në mënyrë urgjente vendstrehime” thuhet në njoftimin e këtij institucioni,

“I bëjmë thirrje drejtuesve vendor por edhe të gjithë qytetarëve që të tregojnë dhembshuri dhe solidaritet për njerëzit e pamundur, të varfërit, të pastrehët”, shprehet z. Totozani, që të shmangen këto tragjedi njerëzore të patolerueshme.

Share Button