Vdekja e foshnjës në Sarandë, Totozani: Apel shurdhërisë së pushtetit

Shurdhëri e pushtetit vendor dhe qëndror e quan Avokati i Popullit Igli Totozani mosreagimin për marrjen e masave për të pastrehët.

Referuar ngjarjes së Sarandës, ku sipas bluzave të bardha një foshnjë 7-muajshe ndërroi jetë si pasojë e të ftohtit, Totozanipërsërit me forcë apelin e tij për pushtetin vendor dhe qendror, që i kanë lënë këto shtresa në nevojë në pikë të hallit, aq sa nuk munden t’i mbijetojnë të ftohtit.

Totozani kërkon me forcë marrjen e masave urgjente për të pastrehët, të varfërit dhe të pamundurit, që të mos humbasin më jetë të pafajshme.

Share Button