Vazhdon greva e urisë e të larguarve nga puna

Dhjetë përfaqësues të shoqatës së larguar nga administrate kanë nisur sot ditën e dytë të grevës së urisë në çadrën e ngritur në krahun e majtë të Kryeministrisë, përpara Piramidës.

Grevistët kaluan natën në çadrën e improvizuar para Piramidës, ndërsa janë mbështetur edhe nga deputetë të opozitës si Gerti Bogdani, Aldo Bumçi, Keltis Kruja të cilët kaluan natën me grevistët.

Gjatë mbrëmjes së djeshme 10 grevistët u vizituan edhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha si dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët kanë kërkuar që policia të lejojë të zhvillohet greva, sepse ajo është e ligjshme dhe demokratike.

 

Share Button