Vazhdojnë shkeljet e armëpushimit nga forcat e Asadit

Në një sulm të forcave të Asadit në qytetin veriperëndimor të Sirisë, Idlib, kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa janë plagosur 13 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Teksa vazhdojnë bisedimet paraprake rreth takimit në lidhje me Sirinë, në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, vazhdojnë shkeljet e forcave të regjimit kundrejt civilëve.

Yahya Arce, një nga zyrtarët e mbrojtjes civile në Idlib, në një deklaratë për AA, tha se një avion i forcave të regjimit të Asadit ka sulmuar me bombë vakumi një vendbanim në Idlib.

Ai duke treguar se në këtë sulm kanë humbur jetën të paktën 11 persona dhe se janë plagosur 13 të tjerë, tha se “Ekipet e mbrojtjes civile janë duke u përpjekur që të arrijnë deri tek 3 familjet të cilat kanë mbetur nën ndërtesat e shembura si pasojë e sulmit. Të plagosurit u dërguan në spitalet fushore të qytetit, por mes tyre ka që janë në gjendje të rëndë”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kazakistanit, njoftoi se mbledhja kryesore rreth bisedimeve për Sirinë do të zhvillohen sot, ndërsa takimi i opozitës ushtarake me shtetet garantuese do të zhvillohet nesër. Dita e dytë e bisedimeve në Astana filloi më mbledhjen trepalëshe mes përfaqësuesve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

20170315_2_22412709_19872728_web 20170315_2_22412709_19872737_web

 

Share Button