Vazhdo fli! 17 marsi është Dita Botërore e Gjumit

Tek njeriu gjumi ka funksione shumë të rëndësishme. Për shembull duhet për të reintegruar lëkurën celebrale, është esencial për rregullimin e metabolizmit tek fëmijët dhe mund të ndikojë në proceset e kujtesës. Ndërsa mungesa e gjumit ka një impakt negative në shëndet.

Ajo që dimë të sigurtë, është se gjumi është i domosdoshëm ashtu si uji dhe ushqimi. Çerekun e jetës e kalojmë në gjumë. Pikërisht për të nënvizuar rëndësinë e pushimit, 17 marsi në më shumë se 70 vende të botës, është Dita Botërore e Gjumit. Qëllimi është sensibilizimi i opinionit publik mbi shqetësimet e gjumit dhe investimi në kurat për këtë.

Share Button