Vatrat e zjarrit, flakët përfshijnë pyjet në fshatin Cershenik të Maliqit

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Cereshnik në qytetin e Maliqit, ku nga flakët është djegur një sipërfaqe e madhe pyje dhe shkurre.

Strukturat e Bashkisë së Maliqit janë angazhuar për fikjen e flakëve, ndërkohë që ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorët e zonës, të cilët po punojnë me mjete rrethanore.

Ende nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm apo kanë qenë temperaturat e larta ato që e  kanë shkaktuar atë.

Share Button