Vaksina “ethet e verdha”, për njerëzit që shkojnë në Brazil

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në raportin e saj të fundit ka rekomanduar që për udhëtarët që do të udhëtojnë nga vende të tjera në Sao Paulo dhe Rio de Janeiro të Brazilit që të marrin “vaksinën e etheve të verdha”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e saj OBSH ka njoftuar se të gjitha rajonet përveç qyteteve Rio de Janeiro dhe Niteroi në shtetin e Rio de Janeiro-s dhe qytetet Sao Paulo dhe Campinas në shtetin Sao Paulo duhet të marrin në konsideratë se janë nën rrezikun e etheve të verdha. Këto 4 qytete nuk janë përfshirë në rekomandimin e vaksinimit për udhëtarët ndërkombëtarë.

Gjithashtu në raportin ku paralajmërohet se ethet e verdha vazhdojnë të përhapen përgjatë bregdetit atlantik, rekomandohet që qytetarët që do të udhëtojnë në rajonet e rrezikuara të Brazilit të vaksinohen 10 ditë para udhëtimit dhe të marrin masa kundër pickimeve të mushkonjave.

OBSH edhe më parë ka paralajmëruar për vaksinime në 69 rajone bashkiake në jug dhe jugperëndim të shtetit Bahia si dhe në të gjithë rajonet në Minas Gerais dhe Espirito Santos.

– Deklaratë nga eksperti i sëmundjeve infektive

Koordinatori i kontrollit të sëmundjeve në Drejtorinë e shëndetësisë në Sao Paulo dhe eksperti i sëmundjeve infektive Markos Boulos në një deklaratë ka theksuar se ethet e verdha vazhdojnë të përhapen në të gjtihë vendin.

Ai tha se nuk e dinë nëse sëmundja do të arrijë apo jo në rajone të tjera të shtetit Boulos. “Shpresojmë që kjo të mos ndodh aktualisht”, tha Boulos.

Ndër të tjera Boulos theksoi se nuk do të ndryshojnë rekomandimet lokale në lidhje me ndryshimet e propozuara nga OBSH-ja për vaksinime.

Duke vënë në dukje se nuk ka asnjë arsye që popullata në vijën bregdetare të rajonit të vaksinohet, Boulos ka shtuar se do të shqyrtojnë strategjitë në rast se zbulohen infeksione dyshuese apo nëse vërehen vdekjet e majmunëve të infektuar nga sëmudjet në rajone më të afërta të Sao Paolos.

Sipas njoftimit nga Ministria braziliane e Shëndetësisë mësohet se që nga dhjetori i kaluar e deri më tani në ministri janë raportuar 1.561 raste të etheve të verdha, nga të cilat 448 raste janë konfirmuar dhe vazhdojnë ekzaminimet për 850 të tjera.

Ndërsa norma e rrezikut të vdekjes është njoftuar 32.1 për qind për personat që preken nga sëmundja e etheve të verdha e përhapur në 188 qytete të vendit. Që nga fillimi i epidemisë e deri më tani në Brazil jetën e kanë humbur 144 persona.

Share Button