Vaji i peshkut ndihmon për të lënë duhanin

Vaji i peshkut njihet për dobitë e shumta në shëndet, si reduktimi i mundësive për sëmundje në zemër, kancer, depresion, hiperaktivitet etj.

Suplementi Omega-3, që gjendet në këtë vaj, mund të ndihmojë edhe duhanpirësit që të heqin dorë nga ky ves.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Haifas në Izrael, ky acid yndyror ul nevojën për nikotinë. Duhanpirësit, të cilët morrën kapsula omega-3 përgjatë 1 muaji, ulën dozën e konsumit të duhanit me 11%.

Pirja e duhanit ul nivelin e acideve yndyrore në tru, sidomos atë të omega-3.
Mungesa e omega-3 dëmton strukturën qelizave nervore dhe ndërpret komunikimin midis nervave në disa pjesë të trurit, ku bën pjesë ndjesia e kënaqësisë.

Sipas shkencëtarëve, këto pjesë të trurit janë esenciale në vendimmarrje dhe shumtë të rëndësishme sa i përket varësisë, ndaj mungesa e omega-3 bën që trupi ta ketë të vështirë që t’i rezistojë dëshirës për një tjetër cigare.

 

Share Button