Vaj i kokosit, ideal për hidratimin e lëkurës

Vaji i kokosit është mjaft ushqyes dhe redukton dehidratimin e lëkurës. Mund të përdoret dhe si skrab për të forcuar flokun. Ja disa sugjerime për këtë produkt bukurie që ka nisur të përdoret gjerësisht.

Me një aromë të lehtë, si ajo e verës dhe diellit, vaji i kokosit ka një sërë përdorimesh në bukuri si për lëkurën dhe për flokët. Për më tepër është i pasur me antioksidantë që ngadalësojnë plakjen e hershme.

Lëkurë e yndyrshme
Vaj kokosi, i shtoni pak sheqer dhe bollgur dhe do të jetë një përzierje e mirë për një skrab. Një masazh delikat, ndoshta para dushit, do ju jap një lëkurë të butë.

Lëkurë e thatë
Hidratimi dhe butësia e lëkurës nuk do të jenë problem nëse përdorni vaj kokosi. Aplikojeni menjëherë pas dushit duke e përhapur mirë, dhe për gjysëm ore do ju japë butësi, elasticitet dhe një aspekt më të shëndetshëm dhe të ri. Vaji i kokosit është perfekt pas plazhit dhe sidomos pas depilimit.

Lëkura delikate
A ka më të butë se lëkura e të porsalindurve? Vaji i kokosit është ideal edhe për ata, natyral dhe delikat. Është perfekt duke e masazhuar në të pasmet e bebushit për të shmangur dhe acarimin nga panolinot.

Pastrimi i fytyrës
Vaji i kokosit përmban vitaminë A dhe vitaminë C, që garantojnë elasticitetin dhe ushqimin e lëkurës. Përdoret i pastër, dhe shërben edhe për heqjen e makjazhit. Hidhni vaj kokosi në një sungjer të lagur dhe kalojeni në fytyrë, do të heqë çdo mbetje make up. Nuk mjafton? Pasi të lani fytyrën me ujë të ngrohte, aplikoni disa pika vaj kokosi në fytyrë për ta hidratuar rreth syve, apo dhe në zona të tjera të thata të fytyrës duke e masazhuar me delikatësë. Rezultati do ju habisë.

Flokë të thatë dhe të djegur
Mund ta masazhoni direkt në rrënjën e flokut, e më pas në të gjithë gjatësinë e tij. ose thjesht vetëm në maja. Mjafton ti lini për disa orë, sa më shumë aq më mirë, derisa flokët të thithin të gjitha vetitë ushqyese të tij. shpëlajeni dhe bëni një larje normale të flokut për të patur flokë të butë dhe të shndritshëm.

Share Button