Uzbeksitan, pas 10 viteve fillon thirrja e ezanit me altoparlantë

Pas një ndërprerjeje prej dhjetë vitesh, në xhamitë dhe faltoret e Uzbekistanit ka filluar
të thirret ezani përmes altoparlantëve, duke mundësuar dëgjimin e zërit të kësaj thirrjeje
edhe nga distanca të largëta, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi për thirrjen e ezanit me altoparlantë ka filluar të zbatohet në kryeqytetin
Tashkent dhe shumë rajone të vendit, pasi zyrtarët fetarë të vendit sollën në rend të ditës
këtë çështje në një mbledhje më 26 tetor.
Administrata Fetare e Muslimanëve të Uzbekistanët nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur
me këtë zhvillim, ndërkohë që mediat lokale theksojnë se krahas kryeqytetit, në shumë
rajone të tjera të vendit janë duke u përdorur altoparlantë gjatë thirrjes së ezanit.

Ndryshe, më parë në Uzbekistan, vend me mbi dy mijë xhami, altoparlantët për thirrjen
e ezanit përdoreshin vetëm gjatë muajit të Ramazanit, festës së Bajramit dhe gjatë
namazit të teravisë, ose gjatë leximit të Kuranit. Ato nuk përdoreshin në kohët e tjera
dhe ezani mund të dëgjohej vetëm brenda xhamive dhe faltoreve.

Share Button