Ushtria turke neutralizon 33 terroristë në një javë

Ushtria turke ka neutralizuar 33 terroristë gjatë operacioneve të javës së fundit, nga të cilët 28 militantë të PKK-së dhe 5 të PYD/PKK.

Në këto operacione gjithashtu janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme armatimi, lëndë plasëse dhe municione, si dhe janë shkatërruar 54 vendstrehime të terroristëve.
Në deklaratë thuhet se forcat e sigurisë kanë bërë të mundur kapjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme dhe të llojeve të ndryshme droge.

Ndërsa në kuadër të kontrollit të vazhdueshëm të kufijve, të paktën 3.873 persona të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht, janë ndaluar. Shtabi ka bërë me dije se gjatë këtyre operacioneve 2 ushtarë kanë rënë dëshmorë dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Anadolu Agency

Share Button