Ushtria tajlandeze merr kontrollin e qeverisë

Ushtria mori sot në drejtim qeverinë tajlandeze. Lajmi është bërë i ditur nga Shefi i Forcave të Armatosura të Tajlandës. Mediat e huaja transmetojnë se kreu i ushtrisë tha se ushtria do të rikthejë rendin dhe do të shkojë përpara me reforma politike. Gjithçka nisi si pasojë e krizës politike gjatë vitit të kaluar, ku qeveria e Yingluck Shinawatra u shpall fajtore për korrupsion, duke bërë të mundur shpërndarjen e dhomës së ulët të Parlamentit. Lëvizja duket se do të konfirmojë atë që mund të konsiderohet një grusht-shteti i fuqishëm. Demonstruesit kishin ngritur bllokada në disa zona të vendit, prej muajsh. Të martën, ushtria vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, por atëherë shefi i ushtrisë deklaroi se ky veprim nuk ishte një grusht-shteti. Gjatë këtij muaji, një gjykatë vendosi rrëzimin nga detyra e kryeministres Yingluck Shinawatra, pas akuzave për abuzim me pushtetin.

Share Button