Ushtria tajlandeze liron 124 të arrestuar

Ushtria tajlandeze ka njoftuar se ka liruar 124 persona, mes të cilëve politikanë dhe aktivistë, të cilët ishin arrestuar pas grushtit të shtetit. Një zëdhënës i ushtrisë tha se janë ndaluar gjithsej 253 persona dhe të liruarit kanë rënë dakord që t’i shmangen çdo aktiviteti politik.Drejtuesit e grushtit të shtetit në Tajlandë morën pushtetin javën e kaluar. Ata arrestuan ish-kryeministren Yingluck Shinawatra, por e liruan pas disa ditësh me disa kushte. Përveç politikanëve dhe aktivistëve, janë arrestuar edhe shumë akademikë. Grushti i shtetit në Tajlandë erdhi pas 6 muajsh protestash në të cilat u vranë 28 persona dhe qindra të tjerë u plagosën. Që prej datës 22 maj në Tailandë është vendosur shtetrrethimi, që sipas ushtrisë do të shërbejë për të rikthyer stabilitetin në vend. Vendimet e ushtrisë janë kundërshtuar fort nga ndërkombëtarët ndërsa në kryeqytetin Bangkok, grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur alarmin jo vetëm për mënyrën sesi trajtohet popullsia por edhe për masat e marra ndaj mediave, duke mbyllur e duke censuruar shumë prej tyre.

Share Button