Ushtria në Mianmar vazhdon me djegien e shtëpive të muslimanëve të Arakanit

Vazhdon djegia e shtëpive të myslimanëve në provincën Arakan të Mianmarit.

Pamjet e shtëpive të djegura nga ushtria dhe nacionalistët budistë në fshatin Nondakhali që numëron 380 shtëpi në afërsi të qytetit Maungdaw, u pasqyruan edhe në mediat sociale.

Në pamjet nga rajoni të xhiruara dje duket tymi i shtëpive të djegura.

Bëhet e ditur se është djegur pjesa më e madhe e fshatit me afërsisht 1 mijë e 800 banorë.

Prej 25 gushtit e këtej, në sulmet e ndërmarra ndaj civilëve në Arakan nga ana e ushtrisë së Mianmarit me pretekst të luftimit me grupe të armatosura, janë vrarë me mijëra myslimanë. Numri i saktë i civilëve të vrarë nuk mund të përcaktohet për shkak të ndalesës së hyrje-daljeve në zonë që u vendos nga udhëheqja e Mianmarit.

Në këto sulme janë djegur dhe shkatërruar nga ana e ushtrisë dhe nacionalistëve budistë rreth 200 fshatra. Me mijëra mysliman të Arakanit bëjnë përpjekje për tu larguar nga kjo zonë. Civilët e arratisur nga Mianmari përpiqen të kalojnë në Bangladesh nëpërmjet zonave malore, lumi Naf ose me rrugë detare.

Prej 25 gushtit e këtej në Bangladesh janë strehuar afërisht 400 mijë myslimanë të Arakanit. UNICEF-i njofton se në mesin e të arratisurve ndodhen mbi 200 mijë fëmijë./ trt

Share Button