Ushtria e Kosovës planifikon të ketë 8 mijë ushtarë

Ushtria e Kosovës do të përbëhet nga 8 mijë ushtarë, nga të cilët 3 mijë do të jenë rezervë.

Buxheti për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës është 51 milionë euro, dhe parashikohet që t’i shtohen nga 5 milionë euro çdo vit, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, raportonhet se në projektligjin sipas të cilit do të ndërtohet ushtria, ajo do të ketë detyrë mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës dhe do të furnizohet me armatim aq sa do të ketë nevojë.

Ekspertët e çështjeve ushtarake dhe atyre të sigurisë konsiderojnë se nisma për krijimin e ushtrisë duhet të çohet përpara, sado që është mjaft e vonuar, por kjo sipas tyre s’duhet të cënojë raportet me ndërkombëtarët.

Share Button