Ushqimi që duhet të hajë nëna kur ushqen foshnjën me gji

Të hani shëndetshëm është gjithmonë e rëndësishme por mbi të gjitha nëse kjo bëhet gjatë shtatzënisë por edhe në periudhën e ushqyerjes me gji. Një dietë ushqyese dhe e ekuilibruar ndihmon nënën për të qëndruar në shëndet por edhe foshnjën të rritet i shëndetshëm.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se qumështi i nënës është ushqyerja perfekte për të ushqyer fëmijën. Por, për të qenë sa më i shëndetshëm nënat duhet të preferojnë të marrin hekurin dhe acidin folik përmes ushqyerjeve si frutat e thata, brokoli, spinaqi dhe sallatë jeshile apo edhe përmes shtojcave ushqimore për të paktën 3 muaj pas lindjes.

Gjithashtu ka edhe ushqime të cilat janë mirë të evitohen sepse mund të ndryshojnë shijen e qumështin kur nëna i konsumon ato, siç janë: alkooli dhe kafeina por edhe ushqime të tjera si:

– kikirikët
– çokollata
– frutat e detit
– midhjet
– luleshtrydhet
– djathi i fermentuar
– speci djegës
– piperi
– arrë moskat
– curry

Mos harroni një grua në periudhën e ushqyerjes me gji duhet të preferojë të gjitha frutat dhe perimet, mishin dhe peshkun dhe për më tepër ajo duhet të ketë një ushqyerje të shëndetshme për të rritur kështu foshnjën të shëndetshme.

Share Button