Ushqimi i ndaluar në familjen mbretërore

Edhe pse është një ushqim i preferuar nga shumë njerëz, shumë të tjerë e kanë shumë bezdi. Madje edhe familja mbretërore e ka një ushqim në ‘listën e zezë’. Sipas ish- shefes së kuzhinës në pallatin mbretëror, Carolyn Robb e cila ka botuar një libër me receta gatimi, në gatimet e familjes mbretërore në Britaninë e Madhe hudhra është e ndaluar të konsumohet nga të gjithë anëtarët.

Sipas një interviste të dhënë nga Robb, ‘e vetmja gjë që ishte e ndaluar ishte hudhra. Dhe arsyeja për këtë ishte se ata kanë shumë angazhime publike dhe janë gjithnjë në afërsi të njerëzve dhe kurrë nuk donin të hanin hudhër. Por cilat ishin disa nga ushqimet e tyre të preferuara? Princi Charles preferonte ushqime nga ato që gjuante vetë.

Në Highgrove, ata i rrisnin frutat dhe perimet e tyre në kopsht, kështu që pothuajse gjithçka ishte në shtëpi.
Kjo ishte gjëja që i pëlqente shumë nga të gjitha – gjërat nga kopshti. Ajo ka përmenduar edhe një fakt për princeshën Diana, e cila sipas Robb, ndiqte një dietë vërtet të shëndetshme.

 

Share Button