Ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Efekti i nikotinës zgjat për vite me radhë. Mirëpo nikotina në gjak shkakton rritje të shpejtë të tensionit të gjakut dhe dëme serioze në mushkëri. Duket se edhe nxjerrjes së saj nga organizmi i është gjetur një zgjidhje. Ushqimet dhe lëngjet janë armët kundër nikotinës. Ja disa nga ushqimet të shëndetshme, të cilat mund t’iu ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj.

-Brokoli

Është i pasur me vitaminë C dhe B5. Pirja e duhanit ul nivelet e vitaminës C në trup.

-Portokalli

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C. Konsumi i rregullt i portokallit rrit metabolizmin tuaj dhe do të ulë nivelin e stresit.

-Kivi

Ky fryt i mrekullueshëm do t’iu ndihmojë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj. Kivi është një burim i pasur i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, niveli i këtyre vitaminave reduktohet.

-Uji

Pirja e duhanit e dehidraton trupin tuaj. Sipas shumë studiuesve, duke pirë shumë ujë mund të ndaloni pirjen e duhanit dhe të eliminoni nikotinën nga trupi juaj.

-Fuqia e çajit

Nuk duhet nënvlerësuar fuqia e çajrave bimorë, burim shumë i mirë për të luftuar duhanpirjen në disa fronte. Çajrat me bazë lule limoni, kopër dhe hithër kanë një rol të rëndësishëm në pastrimin dhe veprojnë si detoksifikues.

Çajrat bimorë mund të jenë një ndihmë në stimulimin dhe përmirësimin e humorit, duke luftuar apatinë, karakteristike te personat që ndalojnë pirjen e duhanit. Ndër çajrat më të këshilluar janë çaji i mentes.

-Boronica dhe shega

Në formë sukoje, mund të konsumohen boronica dhe shega. Veçanërisht për këto dy fruta, përftimet që merren nga konsumimi i tyre ndihmojnë jashtëzakonisht në qarkullimin e gjakut, pasi forcojnë strukturën e venave të dobësuara nga pirja e duhanit dhe ripërtërijnë indet lidhëse që mbështesin enët e gjakut, duke favorizuar formimin e qelizave të reja të kuqe të gjakut, të cilat zakonisht humbasin funksionet e tyre nën efektin e duhanit.

Share Button