Ushqimet që nuk duhen konsumuar në darkë

Shumica e njerëzve në Shqipëri konsumojnë rregullisht darkën, madje vazhdohet të jetë një nga vaktet më të rëndësishme.

Por duke ngrënë “gjithçka” në darkë rrezikohet që ti shkaktoni një sërë probleme shëndetit, duke filluar që nga tensioni i gjakut, kolesteroli por dhe shtim në peshë.

Një studim në Britaninë e Madhe ka renditur disa nga ushqimet dhe gjellët që nuk duhen ngrënë gjatë darkës.

1.Mishi

Nëse konsumoni mish gjatë darkave, atëherë duhet të merrni masa për eliminimin e tij. Mishi ka yndyrna të cilat sjellin shtimin ne peshë. Mishi rrit kolesterolin, sidomos tek të moshuarit.

Një studim në Britaninë e Madhe ka zbuluar se gjellët me mish nuk ju lejojnë të flini rehat. Kjo për shkak se mishi do kohë të tretet dhe gjatë natës mund të keni probleme me gjumin.

2.Gjellët

Të gjitha gjellët që kanë yndyrna, në darkë, dëmtojnë stomakun. Trupi i njeriut e ka të pamundur të përballojë një nivel të lartë yndyrnash, pasi ka qenë gjatë gjithë ditës në lëvizje.

Studimet tregojnë se duhet të shmangni të gjitha gjellët me lugë, duke i zëvendësuar ato me perime apo fruta.

3.Salcat dhe ushqimet e gatshme

Salcat janë një tjetër përbërës që duhen shmangur, pasi duke u kombinuar me ushqimet e tjera ju sjellin dhimbje në stomak. Kryesisht duhen shmangur salcat në ushqimet e gatshme.

Sufllaqe, hot-dog, apo pica, janë disa nga ushqimet që duhen shmangur në mbrëmje, për shkak se ndikojnë tek tensioni i gjakut.

4.Peshku ton

Peshku është një nga produktet që gjithmonë duhet të konsumohet, por peshku ton në mbrëmje, mund tu sjellë shumë shqetësime.

Për shkak të nivelit të lartë të mërkurit. peshku ton dëmton trurin, sidomos tek moshat e vjetra. Gjithashtu peshku ton në mbrëmje dëmton edhe stomakun, kur konsumohet pa e përzier me ushqime të tjera.

5.Qumështi

Pavarësisht se mund t’ju duket e çuditshme qumështi ka yndyrna, të cilat rritin nivelin e kolesterolit. Këshillohet që të konsumoni vetëm qumësht pa yndyrë gjatë darkës.

Gjalpi

Nëse nuk dëshironi t’u rritet tensioni, të rritet kolesterina apo të shtoni në peshë, atëherë mos konsumoni gjalpë në mbrëmje.

Sipas studimeve gjalpi gjatë darkës ju sjell më shumë probleme me shëndetin sesa e ndihmon atë.

Gjithashtu gjalpi rrit rrezikun për të pësuar atak kardikak gjatë natës. Këshillohet që gjalpin ta përdorni vetëm në mëngjes.

Share Button