Ushqimet që mbrojnë zemrën

A keni menduar ndonjëherë se parandalimi i sëmundjeve të zemrës është në dorën tuaj?

Ushqimet dhe lëngjet e konsumuara nxisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe konsumoni ushqimet e mëposhtme, do të minimizoni rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Hani perime- Dy nga studimet më të mira kanë treguar sesi ndikon ushqyerja dhe stili i jetesës në sëmundjet kronike. Personat të cilët konsumojë 5 ose më shumë porcione me perime në ditë rrezikohen më pak nga infarkti se ata që nuk i konsumojnë.

Çaji- Nuk ka rëndësi çaj i gjelbër apo i zi, të gjitha llojet e çajit ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve, ekuilibrojnë sheqerin dhe përmirësojnë infeksionet.

Mishi- Heqja dorë nga produktet e mishit do të ishte një ndryshim rrënjësor, por i vështirë. Të paktën qëndroni larg nga produktet e përpunuara si sallami, salsiçet apo suxhuku.

Studiues nga universiteti i Harvardit pohojnë se konsumimi i 50 gramë produkte të përpunuara mishi në javë rrit me 42% rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Krahas kësaj, mundohuni të konsumoni mish të freskët pa hormone, antibiotikë apo lëndë të tjera shtesë

Peshku- Peshqit, si sardelet, salmoni apo levreku, janë miq të zemrës sepse janë të pasur me acidet yndyrore Omega-3. Acidet yndyrore minimizojnë infeksionin, çrregullimet e ritmit të zemrës dhe nivelin e triglicerideve. Krahas kësaj, në këta lloj peshqish ka më pak toksina.

 

Share Button