Ushqimet që dëmtojnë trurin

Ushqimet e shpejta gjithmonë janë cilësuar si jo të shëndetshme për organizmin, prandaj është e rëndësishme që ti shmangim sa më shumë ato.

Konsumimi i tepërt i hamburgerëve, patateve të skuqura, picës dhe ushqimeve tjera të shpejta, të pasura me acide të ngopura yndyrore, nuk është ideal për linjën tonë trupore, ato mund të ndikojnë dhe në shëndetin e trurit.

Studiuesit amerikanë nga Universiteti i shkencave mjekësore në Portland kanë konstatuar që ushqimi i shpejtë ndikon edhe në shfaqjen e sëmundjes së Alzheimerit.

Përmes një studimi të realizuar nga ana e tyre ku ishin të përfshirë qindra njerëz më të moshuar se 65 vjet dhe rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Neurology”, janë analizuar faktorë të panjohur të rrezikut të harresa.

Shkencëtarët kanë përcaktuar që truri i njerëzve të cilët në gjak kanë përqindje të lartë të acideve transyndyrore (formë e acideve të ngopura) ndikon në kujtesë të keqe, përqendrim të keq dhe nxit probleme të të folurit. Në dallim nga ata, personat ushqimi i të cilëve është i pasur me vitamina B, C, D dhe E kanë vëllim më të madh të trurit dhe aftësi konjitive dhe kujtesë më të mirë.

Me këtë hulumtim është konstatuar që edhe acidet yndyrore omega 3 po ashtu kanë ndikim pozitiv në tru, sepse përmirësojnë aftësinë tonë për të zgjidhur probleme, të planifikojmë dhe të kryejmë më shumë punë njëkohësisht.

 

Share Button