Ushqimet me proteina që duhet t’i hani në mëngjes

Një ushqim i mbushur me proteina mund të ju ndihmojë të jeni më të shëndetshëm gjatë tërë ditës.

Sipas hulumtimeve të publikuara në ‘International Journal of Obesity’ pjesëmarrësit të cilët kanë ngrënë mëngjesin me proteina, kanë ngrënë 26 kalori më pak gjatë drekës se sa ata që kanë ngrënë më shumë ushqim se proteina.

Vezët: Vezët janë burimi më i mirë i proteinave. Preferohet që t’i merrni dy vezë dhe t’i
zieni ato gjatë mbrëmjes, që t’i keni gati në mëngjes.

– Bajame dhe ara: Rriteni nivelin e proteinës në trupin tuaj me anë të ushqimeve të
shëndetshme. Arrat dhe bajamet janë ushqime të rekomanduara, të cilat janë shumë të
thjeshta për tu konsumuar, pasi ato mund ti hani kur jeni duke vozitur apo edhe kur keni
filluar punën.
Karbohidrate

– Fruta: Do të jetë një gjë perfekte nëse ju në mëngjes hani ndonjë frut, si ushqim shumë
i shëndetshëm. Ju mund t’i përzieni ato duke i konsumuar në formë lëngu. Rrushi, molla,
porokalli… dhe lista vazhdon. Nëse i konsumoni këto në mëngjes, atëherë pjesa e ditës
do të jetë krejtësisht më ndryshe për ju.

– Drithëra: Largoni nga dollapi i shtëpisë drithërat me sheqer dhe fokusohuni në drithëra
të shëndetshëm. Ju mund ti përzieni ato me jogurt dhe mund ti konsumoni teksa jeni duke
punuar në zyrë, apo duke ecur në koridor.
Ne këtu ju kemi treguar vetëm disa nga ushqime shumë të thjeshta dhe që çdokush nga
ju i posedon në shtëpi. Tani është koha që të ndryshoni paksa planin tuaj dhe të filloni t’i
përdorni këto.

Share Button