Ushqimet e yndyrshme në moshë të hershme shkaktojnë kancer

“Në përgjithësi, hulumtimet tona tregojnë për efektet e dëmshme afatgjata të yndyrës që merret me ushqime të ndryshme gjatë moshës së adoleshencës”, u shpreh një hulumtues nga shkolla e mjekësisë “Maryland” në SHBA.

Ushqimet e ndryshme me sasi të lartë të yndyrës mund të rrisin rrezikun për kancerin e gjirit në moshën e pjekurisë, sipas hulumtuesve.

Gjatë studimit 177 femrave që ishin kontrolluar qysh në moshën 8-10 vjeçare dhe gjatë gjithë kohës studiuesit kishin qenë të njoftuar me ushqimin e tyre, kryen një matje të dendësisë së gjirit me rezonancë magnetike.Femrat që kishin marrë më shumë yndyra gjatë moshës së adoleshencës kishin dendësi mesatare rreth 21.5% në krahasim me 16,4% që ishte mesatarja e vajzave që kishin marrë më pak yndyra.

Shembuj të tjerë të ushqimeve që përmbajnë shumë yndyrë janë edhe qumështi dhe produktet e tij, andaj vlen një kujdes i veçantë në lidhje me këtë raport.

Share Button