Ushqimet e duhura për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni

Hipertensioni ose njohur ndryshe si tensioni i lartë i gjakut është një prej sëmundjeve me të cilat bashkëjeton gati 30% e popullsisë sot në botë, një vrasës i heshtur që po rritet me një shpejtësi të frikshme.Kjo sëmundje kronike karakterizohet nga rritja mbi vlerat normale të tensionit të gjakut të arterieve.Prania e hipertensionit tek një pacient rrit rrezikun për të zhvilluar edhe patologji të tjera si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe iktusi, shkruan Living.al.

Një prej këshillave më të shpeshta që jepen kur vuani nga hipertensioni është të ndryshoni regjimin ushqimor.Më poshtë do të gjeni të gjitha ushqimet që duhet të hani për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut:

1.Ushqime që përmbajnë magnez dhe kalcium: Ushqimet e pasura me magnez dhe kalcium ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut. Ushqimet që përmbajnë magnez janë drithërat, orizi integral, bajamet, gështenjat, fasulet, spinaqi, etj. Ushqimet që përmbajnë kalcium janë kosi, djathi, lakra kineze, brokoli, spinaqi dhe lakra jeshile.

2.Selino mban nën kontroll kolesterolin dhe stimulon veshkat si dhe shërben për të luftuar hipertensionin. Selino përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj.

Në mjekësinë kineze, selino është përdorur si një ilaç për tensionin e lartë të gjakut. Lëngu i selinos është një mjet i shkëlqyer për ruajtjen e një shëndeti të mirë pasi largon toksinat nga trupi.

3.Peshku: Peshqit si salmoni, toni, trofta etj., janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilët ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Salmoni përmban acide yndyrore të cilët nuk mund t’i prodhojë trupi ynë, të cilat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe paralizës.

4.Erëzat: Erëzat jo vetëm që ndihmojnë në dhënien e një shijeje të mirë ushqimeve, por ato gjithashtu ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Rigoni, piperi i zi, borziloku dhe shafrani ndihmojnë të ulet tensioni i lartë i gjakut.

5.Hudhra: Studimet e ndryshme kanë zbuluar se hudhra është po aq efektive në uljen e tensionit të lartë të gjakut sa edhe disa medikamente të zakonshme. Hulumtuesit australianë kanë theksuar se doza prej 600 deri 900 mg që përdoret në shumicën e mjekimeve përmban rreth 3.6 deri 5.4 mg të alicilinës, përbërësit aktiv në hudhër.

6.Çokollata e zezë: Konsumi i çokollatës së zezë është i mirë për shëndetin e zemrës pasi ul shtypjen e lartë të gjakut. Specialistët këshillojnë gjithashtu që së bashku me dietën e duhur, të sëmurët me hipertension duhet të bëjnë ecje apo shëtitje në ajër të pastër të paktën 2-3 herë në javë, përgatiti Zëri.
2. Vaji i ullirit ekstra i virgjer (6-9 luge te medha ne dite)

Vaji i ullirit luan rol mbrojtes kunder kancerit te gjirit. Ne saje te antioksidanteve te jashtezakonshem qe permban, vaji i ullirit ndikon ne parandalimin e semundjeve te zemres, te osteoporozes dhe Alzheimerit. Per me teper, vetite antimikrobiale te bifenoleve, ndikojne ndjeshem edhe shendetin e aparatit tretes. Kujdes, behet fjale per vajin e ullirit ekstra te virgjer, te presuar ne te ftohte.

3. Fasulet (150gr/jave)

Fasulet dhe vecanerisht thjerrezat, jane ushqime me force te jashtezakonshme mbrojtese kunder kancerit te gjirit. Fasulet mund te luajne rol stabilizues ne hormone femerore. Fibrat qe gjenden te fasulet ndihmojne ne uljen e kolesterolit ndersa isoflavonet – antioksidante tipik te fasuleve, qetesojne simptomat e para ciklit dhe menopauzes. Fasulet jane te pasura ne acid folik, nje vitamin e pazevendesueshme per grate qe planifikojne te mbeten shtatzane.

4. Sardelet & peshqit e kalter (300gr/jave)

Peshqit e kalter te vegjel qe mund te konsumohen me hala, ofrojne minerale ne proporcione perfekte per te mirembajtur kockat. Njekohesisht ofrojne Jod, nje element i domosdoshem per funksionin e gjendres tiroide e cila kontrollon gjithe metabolizmin dhe vitalitetin.

5. Karkalecat (100gr/jave)

Karkalecat jane nje burim i mire i proteinave, yndyrnave omega 3, por vecanerisht i nje antioksidanti qe gjendet ekskluzivisht te to – astaksanthines. Ky antioksidant ka force te jashtezakonshme neutralizuese per radikalet e lira dhe eshte gjetur te kete efekt mbrojtes kunder kancerit. Cdo qelize e organizmit tone mund te perfitoje nga astaksanthina. Ajo cka e ben teper te rendesishem kete substance eshte efekti i dukshem kunder plakjes dhe pro jetegjatesise.

6. Frutat e pyllit & sheget (400gr/jave)

Boronicat, manaferrat, mjedra, rrushi i kuq, sheget dhe luleshtrydhet jane nder frutat me te cmuar qe permiresojne shendetin e aparatit urinar, rrisin perqendrimin dhe luftojne plakjen. Te pasura ne vitamin C dhe acid folik, frutat e pyllit garantojne shtatzani te mbare per gruan dhe shendet te syve dhe lekures se saj. Ato duhet te jene pjese e pandare e menyse javore te nje gruaje, krahas frutave te tjera qe perfaqesojne lende ushqyese te ndryshme.

7. Rukola (2-3 kupa/jave)

Si nje zarzavat i familjes se kryqezoreve ku ben pjese edhe brokoli, rukola eshte nje ushqim i persosur. Ajo permban minerale ne sasi te konsiderueshme dhe sulforafane te cilat njihen si molekula antikanceroze. E pasur ne vitamin K, rukola ndihmon ne perthithjen e kalciumit dhe shendetin e kockave.

Pije te dobishme – Caji jeshil dhe kurkuma (2 kupa ne dite)

Caji jeshil mund te renditet nder aleatet me te devotshem te shendetit te gruas. Ai lidhet me ulje te rrezikut te kancerit te gjirit dhe ofron force antioksiduese si rralle ushqim tjeter. Ne kombinim me nje nder erzat me antiinflamatore – sic eshte kurkuma, nje caj jeshil mund te konsiderohet nje thesar.

Share Button