Uragani “Maria” me efekt shkatërrues në Dominikë

Dominika e cila pas uraganit Irma u godit edhe nga uragani Maria po përjeton shkatërrimet më të mëdha në historisë e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, kryeministri i Dominikës Roosevelt Skerrit ka theksuar se për shkak të uraganit vendi ka pësuar një “dëm të madh”.

Në një postim nga llogaria e medias sociale Skerrit tha se “Kemi humbur gjithçka që mund të blihet me para”.

Kryeministri Skerrit në postimet e mëparshme ka bërë të ditur se edhe shtëpia e tij është përmbytur dhe se i është shkatërruar çatia duke shtuar se ka mbetur gjallë në “mëshirën e natyrës”.

Ende nuk dihet nëse ka të vdekur apo të plagosur si pasojë e uraganit.

Qendra Kombëtare e Uraganit në SHBA (NHC) e ka vendosur në “kategorinë e pestë” shkallën e stuhisë Maria.

Duke njoftuar se uragani ka goditur ishujt Dominika në Karaibe me një shpejtësi prej 260 kilometra në orë, NHC ka paralajmëruar se Maria pas ndikimit në Karaibe mund të ndjekë një destinacion të ngjashëm me uraganin Irma e cila kërcënoi jetën në juglindje të SHBA-ve kryesisht në Florida.

Vendi ishullor Dominika e cila ndodhet në lindje të Karaibeve ka një popullsi prej afërsisht 72 mijë banorë.

Share Button