UNESCO miraton raportin e Shqipërisë për 2 qytetet osmane, Beratin dhe Gjirokastrën

Sesioni 41 i Komitetit të Trashëgimisë Botërore UNESCO ka miratuar pa vërejtje progres-raportin e paraqitur nga Qeveria shqiptare për Qendrat Historike Berat dhe Gjirokastër.

Miratimi i këtij progres-raporti është bërë në Krakow të Polonisë, ku po merr një delegacioni i shtetit shqiptar, i cili përfaqësohet nga ambasadorja e Shqipërisë pranë UNESCO-s, Venera Domi, drejtoresha e Institutit të Monumenteve, Arta Dollani dhe Kozeta Angjeliu nga Drejtoria e Trashëgimisë Materiale dhe Muzeve në Ministrinë e Kulturës.

Share Button