Ulqin, digjet autobusi me turistë shqiptarë, s’ka të lënduar

Një autobus me 52 turistë shqiptarë, që udhëtonin nga Shqipëria në drejtim të Budvas, është shkrumbuar nga flakët, megjithatë fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin dytësor Ulqin-Tivar, teksa sipas policisë dyshohet për shkak të një defekti teknik të automjetit.

Flakët shkrumbuan tërësisht autobusin, ndërkohë që të gjithë përsonat e ndodhur brenda tij arritën të zbrisnin pa pësuar asnjë dëmtim.

Policia malazeze ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

 

Share Button