Ulen temeraturat, në Kukës nisin reshjet e para të borës

Në Kukës kanë nisur reshjet e para të borës. Kanë nisur reshjet e borës në Njësinë Administrative Ujmisht por dhe ne Bushtricë.

Moti i keq me erë të fortë e shira përfshiu qytetin e Kukësit pasditen dhe mbrëmjen e së premtes (6 tetor) ndërsa disa pemë u thyen dhe u rrëzuan si pasojë e stuhisë.
Në liqenin e Fierzës, si rrallë ndonjëhëre pati dallgë.
Temperaturat pësuan rënie drastike, nga 24 gradë që ishin deri në mesditë ato zbritën në 9 gradë celsius.

Nuk është raportuar për ndonjë problematikë përveç ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra periferike.

Ndërkohë pati reshje dëbore në zonat e thella malore si Novosej, Shishtavec, Borje, Topojan ku temperaturat gjatë orëve të para të së shtunës u ulën ndjeshëm. Duket se dimri në këto zona sapo ka nisur.

Share Button